Poems by Ana Korça

Επιμέλεια: Εύα Πετροπούλου Λιανού

ANGELA KOSTA TRADUCE I VERSI DELLA POETESSA ANA KORÇA

Sot sjellim për lexuesit vargjet e poetes Ana Korça. Me penën e saj, Ana Korça na sjell vizionin e gjerë të jetës. Nëpërmjet retorikave dhe metaforave të larmishme, autorja na përcjell dhe përçon madhështinë e Femrës, dashurinë e përvuajtur, jetën e emigranti i cili teksa largohet,  mbart mbi supe ëndrrarrat e lëna përgjysëm,  kujtimet dhe lojrat e fēmijërisë, të rinisë, puthjen e parë. Mjaft prekëse imazhi i nënës dhe babait të përmallur në pragun e derës dhe tërfili, lulja e fatit, bisku i tharë. Autorja shpreh mjaft rrjedhshëm, në vargëzim e sipër të gjitha aspektet që na ofron e përditshmja. Vargu: “Derdhe bukurinë në lugina ëndrre” na lë gati pa fjalë. Me këtë poetja na paraqet Hyjninë që ferma mbart në vetvete. Ana Korça është penë mjeshtërisht e arrirë bashkëkohore.

Ana Korça ka lindur në 6 mars 1967. Shkollën fillore, tetë – vjeçare dhe të mesme ajo e kreu në Peqin nga viti ’73 deri më 1985. Në vitin ’90, Ana Korça mbaroi studimet e larta në Fakultetin e
Mjekësisë, dega Stomatologji në Tiranë.
Në vitin ’95 së bashku me bashkëshortin
dhe familjen emigruan në Mbretërinë e Bashkuar, dhe mbasi mësoi gjuhën angleze, ushtroi profesionin si përkthyese në gjuhën shqipe. Veç kësaj, Ana Korça është
marrë me letërsi dhe njihet nga lexuesit shqiptar prej librave të saj me poezi, si edhe përfshirjes në shumë konkurse dhe aktivitete letrare.
Ana Korça është gjithashtu mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo ka botuar këto libra:
– “Aforizma – thënie e sentenca”
Shtëpia Botuese “Ada” (Tiranë)
– “Gruaja që mbledh valët”, poezi nga Lena Graphic, Prishtinë (2022)
– “Nëse do të isha stuhi” – poezi, Lena Graphic, Prishtinë (2022)
– “Mbështjell veten në shi”- poezi, Fast Print, Tiranë (2022)
– “ Rruga e trëndafiltë e pasionit”, poezi (haiku dhe vargje të shkurtra)
“Hijet e vjeshtës”

BIE SHI SONTE

Copa shpirti 
ka në të
Rrufe thyerjesh 
klithin të plagosura
ngarkuar krah mallit që djeg.
Hëna kasolle e shpuar 
s’i mban dot 
Errësirë nga do.
yjet i janë frikësuar trishtimit
e fshehur janë.
Shpirti, shpirtin 
nuk e sheh.
Verbëri monstruoze
Himni i trishtimit 
kacavirret shpirtit,
lumej lotësh 
përmbytin vetminë…

EMIGRANT

Nisemi në një udhë, 
një udhë në natë
Në krahë, rënkimet e jetës,
Flatrat e shpresës dhe një lot.
Një lot që shpirtit lëshon flakë
Përcjellë nga nënë e babë,
Atje te një prag…
Atje te një prag, si dy gur të rëndë,
Në roje të kujtimeve.
Në mbrojtje të dhimbjeve
që ikën shkuan larg.
Që ikën duke mbartur mbi shpinë
Një lodër fëminie
Një puthje të parë
Një tradhëti të pafajshme
Një këngë zogu
Një aromë luleje
Një rënkim epshi
Dhe një degë të tharë qershie
U nisën të ngarkuar rëndë
Me një mal me ëndrra
Për një jetë…
Atje te pragu u mbeti nëna,
baba dhe kënga që lotonin.
Dhe bisk i tharë tërfili me katër fletë.

FEMËR!

Derdhe bukurinë në lugina ëndrre,
mbille nga një lule lëndinash të blerta,
mbuloi me yje dhe me dritë hëne,
që të yllëzojë, teksa të shkon jeta.

Duaje veten tënde mbuloje me dritë,
dhe përhape dritën stinëve të saj!
Mblidhi gjithë agimet që rrezaton zemra
dhe kur dimrat nxijnë, do të shfaqet pranvera.

MËSOMË TË  LUTEM 

Mësomë të lutem
si të të harroj
me qenë e akullt 
me ty mësomë…

Duke të dashur shumë,
të humba,
sa të mungoja    
nuk e mësova dot.

Në verbëri i dua sytë,
se të shoh ty 
malli më dehet.

Mësoma shpirtin 
si ta ngrij
fikur të mbaj 
dritën e zemrës…

Oggi portiamo ai lettori i versi della poetessa Ana Korça. Con la sua penna, Anna Korça ci offre un’ampia visione della vita. Attraverso le retoriche e le varie metafore, l’autrice trasmette la grandezza della Femmina in sé, l’amore umile e sofferente, la vita dell’immigrata che, mentre parte, porta sulle spalle i sogni lasciati a metà, i ricordi e i giochi dell’infanzia, della giovinezza, del primo bacio. Molto toccante l’immagine della madre e del padre, rimasti come due pietre sulla soglia di casa, il trifoglio, il fiore della fortuna ma come un germoglio secco. L’autrice esprime abbastanza fluentemente, verseggiando, e soprattutto, tutti gli aspetti che quotidianamente viviamo. Il verso: “Riversa la bellezza nelle valli dei sogni” ci lascia quasi senza parole. Con ciò, la poetessa ci presenta la Divinità che la Donna porta in sé. Anna Korca è una penna contemporanea magistralmente realizzata.

Ana Korça è nata il 6 marzo 1967 in Albania. La scuola elementare, media e superiore le ha frequentate a Peqin dal 1973 al 1985. Nel ’90, Ana Korça ha terminato i studi universitari presso la Facoltà di Scienze in
Medicina, ramo Odontoiatrico a Tirana.
Nel 1995 insieme con la famiglia emigrò nel Regno Unito e, dopo aver imparato l’inglese, esercitò la professione come traduttrice in lingua albanese. Inoltre, Anna Korca è
conosciuta dai lettori albanesi per i suoi libri di poesie, così come per il suo coinvolgimento in molti concorsi e attività letterarie.
Anna Korça è anche molto attiva sui social.
Lei è l’autrice di questi libri:
“Aforismo” – citazione e frase, pubblicato dalla Casa Editrice “Ada” (Tirana – Albania)
“La donna che raccoglie le onde” poesie (Lena Graphic, (Pristina – Kosovo)
2022
– “Se fossi Tempesta” – poesie Lena Graphic, (Pristina, 2022)
– “Mi avvolgo nella pioggia”- poesie, Fast Print, (Tirana – Albania, 2022)
“Il Sentiero roseo della Passione” (poesie haiku)
Di recente ha pubblicato anche il nuovo libro intitolato “Le ombre dell’autunno.”

PIOVE STANOTTE

Pezzi d’anima 
in lei tiene.
Fulmini spezzati
Strillano feriti
carichi di nostalgia che arde.
La luna capanna trafitta
non può mantenerli. 
Oscurità ovunque…
Le stelle si impauriscono alla tristezza.
Si nascondono…
L’anima all’anima 
non la vede.
Cecità mostruosa
Inno di tristezza 
all’anima si aggrappa
Fiumi di lacrime 
la solitudine inondano…

Emigrante

Per un viaggio partiamo
Un viaggio nella notte
Tra le braccia i gemiti della vita,
Le ali della speranza e una lacrima.
Una lacrima che nell’anima divampa
Seguita dalla madre e dal padre,
Lì, in una soglia…
Lì in un soglia come due pietre pesanti
In guardia dei ricordi.
In difesa del dolore.
Che andarono lontano.
Che andarono portando sulla schiena
Il gioco d’infanzia
Il primo bacio
Il tradimento innocente.
Il canto di un uccello
Il profumo di un fiore
Il rammento di lussuria
E un ramo essiccato di ciliegia.
Pesantemente carichi partono
Con una montagna di sogni
Per una vita…
Là sulla soglia rimase la madre
E il padre… con la canzone lacrimarono
E il germoglio secco di quadrifoglio.

FEMMINA

Riversa la bellezza nella valle dei sogni
Semina da un fiore di prati verdi
Coprili con le stelle e la luna,
Che possa stellare
mentre se ne va via la vita.

Ama te stessa con la luce copriti
E diffondi lo splendore alle sue stagioni!
Raccogli tutte le albe che irradiano il cuore
E quando gli inverni rabbuiano
apparirà la primavera.

INSEGNAMI PER FAVORE

Insegnami per favore
Come posso dimenticarti
Essere fredda con te
Imparami…

Amarti molto,
Ti persi
Quanto ti mancai   
Non saprei…

In cecità vorrei gli occhi vorrei
Poiché vedo te
La nostalgia si ebbra

Insegna la mia anima 
Come congelarla
Tenere spenta
La luce del cuore…

Përgatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, përkthyese, gazetare

A cura di Angela Kosta scrittrice, poetessa, redattrice, saggista, redattrice, traduttrice, giornalista

polismagazino.gr