Επιμέλεια: Εύα Πετροπούλου Λιανού
Preparato e tradotto in italiano da Angela Kosta scrittrice, poetessa, saggista, critica letteraria, redattrice, traduttrice, giornalista
Oggi portiamo ai lettori il poeta e scrittore albanese Piro (Minella) Millona.
Piro (Minella) Millona è nato ad Argirocastro (Albania) il 18 maggio 1955. Millona si è laureato presso la Facoltà di Economia Contabilità Finanza dal 1975 – 1979. Piro Millona è stato Direttore Generale in molte fabbriche e in diverse importanti imprese in Albania.
Millona ha scritto oltre 2600 bozzetti e saggi di vario genere oltre quelli con carattere sociale e le problematiche attuali. L’anno scorso, il 24 novembre 2022, Piro ha pubblicato il primo volume di poesie “Romanza”, la pubblicazione “Memorie” e il 18 maggio 2023 “Io Nipote di Çarshova”, il II Volume “Romanza”, (24 giugno 2023), “Maestra Zhaneta Nova Memorie” (ottobre 2023), “Noi asimzenelasit Negli Anni”, (novembre 2023), “Argirocastro Parte della Mia Vita” (novembre 2023), “Noi siamo kotohoxhas”, “I fiori dell’Albania”, “Le Acquile dell’Albania (novembre 2023). Molti scritti sono inseriti in pubblicazioni dei libri e antologie, vari giornali online, articoli preso i giornali, ecc…
Sulla piattaforma You Tube di Pirro Minella Millona sono disponibili 72 video realizzati da questi scritti.
Nei versi di Millona troviamo il cuore infranto e la stessa enorme nostalgia di un’amore vissuta a 360°. L’autore riversa tutto ciò scandisce dai suoi ricordi, quei sentimenti profondi che un tempo lo legavano e lo tenevano inseparabile alla sua amata. La disperazione dell’altro nel ricordare tutto ciò, nei minimi detai, quei momenti magici, indelebilmente incancellabili dal suo inconscio, fa sì che il lettore si trovasse del tutto, proprio come fosse protagonista in uno dei due innamorati. “A me non basterebbe una vita per pagarti i debiti”, è veramente un postulato e dizione non solo verso la donna che ama tutt’ora, ma anche verso se stesso, mettendo così in risalto quanto fosse importante quel legame. Il poeta descrive l’amata come una donna rara, bellissima che gli diede tutto l’amore possibile nell’impossibilità. Nulla allontana i ricordi di quel periodo unico per entrambi. Il loro legame era così potente e incantevole che l’amato si sente debitore nei confronti di chi ha amato e che ama anche lui, ma convinto comunque che nulla può ritornare. L’autore riporta in mente il suo grande amore, colei che gli rendeva l’anima allegra con le risate, le prestava e dedicava il tempo, parlando a quattro occhi, durante le notti insonni, oppure il risveglio all’alba abbracciandosi e amandosi senza tregua. In questi versi la dolcezza, la grande passione si unifica con il loro amore che purtroppo un giorno finisce. Nonostante ciò, l’amato lo cerca con tutta la forza che lo tiene incatenato a quell’amore lontano ma nello stesso tempo vicino, vivissimo nell’oblio. Chiederò a Dio a prestarmi un’altra vita postula l’autore alla fine, sapendo che forse solo così troverebbe la Pace interiore perduta nel corso degli anni. Molto realistico la metafora che Millona usa nei versi come per esempio il mare, le onde, il suo navigare tra quietudine e trambusto. La penna di Piro (Minella) Millona rapisce il lettore verso dopo verso, scatturando tutto ciò rende la poesia contemporanea sorprendente e magnifica.
IN PRESTITO UNA VITA PRENDERÒ
In prestito una vita prenderò
Forse due vite.
Pagando il debito che ho a te.
Per l’amore che a me regalasti…
Ogni giorno sempre di più,
in cui la mia vita percorre
la nostalgia si aumenta.
Assai debitore ti sono amore mio!
Benedetto io che ti conobbi
poiché accanto a te ero
in quei momenti magici.
Al mare navigai
a volte quieto, a volte agitato
dalla tua passione.
Felice io ero
perché tutte le nostre fantasie
insieme vivemmo
Lì nelle tarde ore della notte.
Quante volte una seconda vita sognammo
La nostra felicità per realizzarla.
Purché questa felicità non mi bastava
Anche nel sonno profondo
Nei sogni solo Te rinvenivo.
La nostra felicità fino all’alba dorata durava
Ed io accanto al tuo corpo nudo mi trovavo,
Dopo quella notte focosa,
il tuo profumo respiravo,
Profumo che senza tregua ubriacare mi faceva…
Ma ti ho persi
O forse uno l’altra perdemmo.
Nel percorso della vita
In paradiso eravamo.
Ed ora all’inferno mi sento
Prego e richiamo sino al cielo:
Ti devo:
Le tue risate che la mia anima rallegravano
Ti devo
anche le lacrime che io ti causai.
Ti devo tutto ciò bello che a te appartiene
Il tempo quando a quattro occhi stavi parlando
Ti devo quelle lunghe notti insonni,
Quando aspettandomi rimanevi
ove leggermente tre volte
alla tua porta bussavo.
Ti devo quei baci ardenti
Le coccole, quei abbracci,
Le parole al mio orecchio.
Ti devo molto
Anche il dolce sonno che via ti portai.
Ti devo anche i nostri bei risvegli,
Assonnati, i nostri corpi uniti
E i calorosi abbracci.
Ti devo molto…
Quelle onde della tua passione sfrenata.
Ecco perché prego Dio
una vita di “prestarmi”
No…
I debiti per te non potrei pagarli.
Forse due vite mi servirebbero
Così tranquillo starei
Non avendo alcun debito a te…
Piro (Minella) Millona ka lindur në Gjirokastër më 18 maj 1955. Millona u diplomua në Fakultetin Ekonomik Dega Kontabilitet Financë nga viti 1975 – 1979. Piro Millona ka punuar si Drejtor në shumë fabrika dhe ndërrmarrje të ndryshme mjaft të rëndësishme në Shqipëri.
Millona ka thurrur mbi 2600 skica dhe esse të zhanreve të ndryshme ashtu sikurse edhe me karakter social dhe problematikat aktuale. Më datën 24 Nëntor 2022, Piro botoi vëllimin e parë “Romanca”, botimin “Kujtime” dhe më 18 maj 2023 “Unë Nipi i Çarshovës”, Vëllimi i dytë “Romanca”, (24 Qershor 2023), “Zyshe Zhaneta Nova Kujtime” (Tetor 2023), “Ne asimzenelasit ndër vite”, (Nëntor 2023), “Gjirokastra Pjesë e jetës time” (Nëntor 2023), “Ne jemi kotohoxhas”, “Lulet e Shqipërisë”, “Shqiponjat e Shqipërisë” (Nëntor 2023). Shumë skica janë përfshirë në botime librash apo antologji, në portale të ndryshme, artikuj gazetash, etj…
Në platformën You Tube në adresën Pirro Minella Millona janë të disponueshme 72 video të realizuara mbështetur nga këto skica.
Në vargjet e PirovMillonës ndeshemi me zemrën e copëtuar dhe në të njëjtën kohë nostalgjinë e madhe të një dashurie të përjetuar në 360°. Autori derdh në këto vargje kujtimet e tij, ato ndjenja të thella që dikur e lidhnin dhe e mbanin të pandarë nga e dashura e tij. Dëshpërimi në kujtimin e gjithë kësaj, pikërisht edhe në detajet më të imta, ato momente magjike, të pashlyeshme, dhe njëkohësisht të pafshira në brendësinë e tij, e bëjnë lexuesin të gjendet plotësisht, njësoj sikur të ishte protagonist në njërin prej dy të dashuruarve. “Një jetë nuk do të më mjaftonte për të paguar borxhet e tua”, është vërtet një postulat dhe evidencë jo vetëm ndaj gruas që ai ende e dashuron, por edhe ndaj vetvetes, duke theksuar kështu, se sa e rëndësishme ishte ajo lidhje dashurie e cila dikur i tejkalonte caqet e lumturisë. Poeti e përshkruan të dashurën e tij si një grua me cilësi të rralla dhe mjaft e bukur, e cila i dhuroi të gjithë dashurinë që mundej deri në pamundësi. Asgjë nuk i zbeh kujtimet e asaj periudhe unike për të dy. Lidhja e tyre ishte aq e fuqishme dhe magjepsëse saqë i dashuri ndihet borxhli ndaj asaj që dikur e kishte dashuruar, por që e dashuronte ende, i bindur megjithëatë se asgjë nuk mund të rikthehet. Millona sjell nëpërmjet vargjeve kujtimet e dashurisë së protagonistit dhe të asaj që ia bëri shpirtin aq të lumtur jo vetëm me të qeshurat e saj, por i dha hua dhe ia dedikoi kohën, duke folur sy ndër sy, gjatë netëve pa gjumë, ose teksa zgjoheshin në agim, duke përqafuar dhe dashuruar njëri – tjetrin pa pushim. Në këto vargje, pasioni i madh unifikohet me dashurinë e tyre që fatkeqësisht një ditë merr fund. Pavarësisht nga kjo, i dashuri e kërkon të dashurën me gjithë forcën që e mban të lidhur me zinxhirë në atë dashuri të largët, por njëkohësisht të afërt dhe të ringjallur pa i lënë vend harresës. “Do t’i kërkoj Zotit të më japë një jetë tjetër”, postulon i dashuri në fund, duke e ditur se ndoshta, vetëm në këtë mënyrë do të mund ta rigjejë Paqen e brendshme, të humbur ndër vite. Metaforat që Millona përdor në këto vargje janë mjaft realiste: deti, dallgët, lundrimi i tij midis qetësisë dhe trazirës vënë në dukje më së miri, gjendjen shpirtërore. Pena e Piro (Minella) Millonës e rrëmben lexuesin varg pas vargu, dhe duke na i paraqitur të gjitha sa thamë më lart, ai e bën poezinë bashkëkohore mahnitëse dhe madhështore.
DO MARR BORXH NJË JETË
Do marr borxh një jetë
ndoshta dy jetë
të shlyej “borxhin” që të kam ty,
për dashurinë që më fale mua…”
Çdo ditë e më shumë,
që parakalon në jetën time,
aq më shumë shtohet malli për ty.
Sa borxh të kam dashuria ime!
Lum unë, që të njoha Ty,
që isha pranë teje në ato momente të magjishme.
Lundroja në detin herë të qetë dhe herë të trazuar
të pasionit tënd.
I lumtur isha unë,
që përjetuam bashkë tërë fantazitë tona
aty në orët e vona të natës.
Sa herë kemi ëndërruar një jetë të dytë
për të plotësuar lumturinë tonë.
Nuk më mjaftonte kjo lumturi,
por edhe në gjumin e thellë
në ëndrra të gjeja vetëm Ty.
Lumturia jonë zgjaste deri në agimin e praruar
dhe unë gjendesha pranë kurmit tënd lakuriq,
pas asaj nate të zjarrtë,
thithja aromën tënde,
aromë që më dehte papushim…
Por të humba,
ose më mirë humbëm njëri tjetrin,
në rrjedhën e jetës, ishim në parajsë
dhe tani ndihem në ferr,
lutem dhe thërras në kupë të qiellit:
Të kam borxh:
Të qeshurat e tua që më gjallëronin shpirtin tim.
Të kam borxh edhe lotët që t’i shkaktoja unë.
Të kam borxh çdo gjë të bukur tënden,
kohën që rrije dhe bisedonim sy ndër sy.
Të kam borxh ato netë të gjata pa gjumë,
kur rrije më prisje të trokisja lehtë
tre herë në derën tënde.
Të kam borxh ato puthjet e zjarrta,
ledhatimet, ato përqafimet,
fjalët rrëzë veshit tim.
Të kam shumë borxh
edhe gjumin e ëmbël që ta rrëmbeva.
Të kam borxh edhe zgjimet tona të bukura,
të përgjumura, ato shtriqet e trupit
dhe përqafimet e ngrohta.
Të kam shumë borxh
ato valët e pasionit tënd të shfrenuar.
Prandaj i lutem Zotit të më japë “borxh” një jetë,
jo nuk më arrin të laj borxhet për Ty,
mbase më duhen dy jetë që të jem i qetë
të mos kem asnjë borxh ndaj teje…
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare