Poems by Kumrie Avdyl Shala from Albania 

Επιμέλεια: Εύα Πετροπούλου Λιανού

FRIKA HUMBË KUR DASHURON

Sa herë vetmia më kaplon,
Dua të të harroj
E në anën tjetër t’medaljës,
Prapë pa ty s’mundëm t’jetoj.

Zërin kur ta degjoj,
Ti m’jepë forrcë e shpresë
Kur harron e s’më flet,
dita m´bëhët njëqind vjet.

Sa shumë vuajtje përjetova,
Por, ty kurr nuk të harrova,
Me askend nuk të ndërrova.

Po t´mi shtrojnë rrugët n´gjemba
që nga ti t’më largojnë,
Unë mbi to pa frikë kaloj,
E nga ti dot s’më ndalojnë.

Frika humbë kur dashuron,
Sidomos kur nuk tradhton.
Duhesh t’kesh vendosmëri,
N’trup e n’shpirt t’kesh qetësi.

SPI UJË PILAFI

Ti që fshihesh pas gardhit kunorë,
Duke u përjargur me dy dhëmbë,
Pikërisht si ai qen plak,
E ende mendon që je meteor,
e lepihësh për të ziun merak.

Pasi ia zbulove stërkeqjet deles galë,
Duke iu hudhe në gjah për ta lënë pa fjalë.
Deles që kaherë në bel ishte këputur
Moti, nga damlla, Zotit për vdekje ishte lutur.
E ti, nuk e ndale turrin,
deshe ta kalerosh mbrapsht edhe Atin e Shalës.
Por, harrove se pilafi nuk pi uje ma
As në këtë kala, as në atë kala.

Ndjej dhembje për ty, “Mbret”
Që vuajte me vite ta nuhasësh
Lulekuqen e Dardanisë,
Por, atkija t’shkelmoi,
nuk toleroi t’kalerosh mbi te, qeni plak,
Se forca të kishte mbaruar,
Që nga vdekja e xhaxhit ton.

Tash zhgarravitu në dyshekun me pupla,
duke përplasur shikimin nga i dyti kat,
Se vetëm bubat të bëjn roje në «kala»,
e sillen rreth e rrotull oborrit,
E nga malli do të ngulfatesh tevona per Lulekuqet tona,
vrapthi, si ulkojnë e tërbuar sokak me sokak.

Duke ëndërruar borën e parvjemë,
Ne Malet e lashta të Shalës
Dhe te Marashit plak,
Shpres´humbur ngele që nuk kalërove mbi Atë.
Eh, mos o Zot me keq!
Se puna e këtij “Mbreti” shkoj si për dreq

MOS I VRITNI ENGJUJT

Pse duhet të vuajnë engjujt,
Pse duhet të lëndohen,
Pse duhet të lotojnë,
Pse duhet të dhunohen,
Pse duhet të vriten,
Pse, pse, pseeee …
Oj botë e mbushur plotë egërsira,
E mbushur me dhunues dykëmbësh.
Ju krijesa ç’njerzore,
Çfarë po ju bëjnë engjujt,
Ata janë të pa djallzuar,
Mos ua shuani lumturinë.
O ju të pa shpirtë, pa ndjenja,
O ju gjakpirës që vetëm lumturinë se njihni.
E nga “dashuria” e madhe që keni për ta,
Ua preni më spatë shpresën,
I kushtezoni me jetën,
I mbani si pëngje lufte.
Të shkretit engjuj,
Që ranë në duart t’pabesëve.
Mos i lëndoni engjujt
lereni të qet e të lirë,
T’jetojnë mos i kushtëzoni,
Se Zoti nuk është mace me grrithë.
Se  aty ku nuk e mendoni do e pësoni,
Në kokën e atyre që është gjaku i juaj.
Leni të qet engjujt mos i vrisni çdo ditë,
Se jeta është e shkurtër,
për të gjithë.

polismagazino.gr